Lajme nga Kosova Media Opinione

Presidenti Thaçi nëpërmjet Facebook’ut i është drejtuar qytetarëve të Kosovës për marrëveshjen e demarkacionit.

E shtune, 20 Gusht 2016 14:16 00
Presidenti Thaçi nëpërmjet Facebook’ut i është drejtuar qytetarëve të Kosovës për marrëveshjen e demarkacionit.
Hashim Thaçi po vazhdon të flas si Shef i Qeverisë dhe i PDK’së. Nga pozicioni i Presidentit, Thaçi ka thënë se votimi i demarkacionit mundëson liberalizimin e vizave, formon ushtrinë e Kosovës dhe bën të mundshme anëtarësimin në NATO.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë.
“Të dashur miq,
Pak ditë na ndajnë nga votimi i marrëveshjes së demarkacionit, ku do të na jepet sërish mundësia të dëshmojmë se jemi shtet serioz që përmbushim angazhimet e marra dhe jemi popull mirënjohës e besnik ndaj aleatëve tanë strategjik.
Unë ju ftoj të gjithëve të keni besim tek institucionet e Kosovës dhe tek këshillat e partnerëve tanë euroatlantik.
Mos dëgjoni pretendimet e rreme të akterëve politikë, që për përfitime të ngushta personale e partiake janë të gatshëm të rrezikojnë interesat e shtetit, integrimet euroatlantike dhe aleancën tonë strategjike.
LEXO EDHE
Kalifornia pas zjarreve nëpërmjet fotografive (FOTO)
Demarkacioni i kufijve me konsensus bilateral, siç e ka bërë Kosova me Malin e Zi, është një arritje e madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të një shteti, pasi kufijtë e pakontestuar garantojnë paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë.
Me këtë marrëveshje, Kosova çimenton tre nga katër kufijtë e saj shtetëror në mënyrë konsensuale dhe të pranuar ndërkombëtarisht e pastaj mbetet vetëm demarkacioni i kufirit me Serbinë, i cili në kuadër të integrimit evropian, në një të ardhme të afërt do të jetë i pashmangshëm për këtë shtet.
Prandaj, ratifikimi i marrëveshjes është interes shtetëror dhe i domosdoshëm për vizionin tonë euroatlantik.
Në aspektin afatshkurtër, ratifikimi i demarkacionit mundëson thyerjen e izolimit, pra lëvizjen pa viza dhe gjithashtu formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe fillimin e procesit zyrtar për anëtarësim në NATO.
Interesi shtetëror dhe përfitimet që ka Kosova nga ratifikimi, nuk lënë hapësirë për dilema dhe kauza të rrejshme politike.
Këtë gjë tashmë e kanë kuptuar shumica dërmuese e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë shprehur zotimin e tyre se do ta votojnë marrëveshjen pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */