Lajme nga Diaspora Media

Gëzim Dimnaku, fiton 4 medalje ari me ngjyrat e Kandasë

Gëzim Dimnaku, fiton 4 medalje ari me ngjyrat e Kandasë
Beqir SINA New York – 7 MARS 2017 NË ORA: 14:13
Gëzim DimnakuDimnaku: “ përgatitem për Kampionatin Botror të Atletikës, ku do të konkurojë për flamurin e Kanadasë në Korenë e Jugut – (South Korea), kampionat, ky, që do të zhvillohet në Dagua nga data 22 – 25 mars 2017 dhe synojë të marrë medalje ari”
Gëzim Dimnaku, i cili garon me ngjyrat e Kanadasë, ka qenë kampion absolut në garën e kërcimit së gjati dhe në trehapësh në Shqipëri dhe ka veshur fanellën kuqezi në shumë aktivitete ndërkombëtare.
Gëzim Dimnaku, njihet si atleti modest nga Shkodra, i cili mori medaljen e bronztë në Botërorin për moshën 40 vjeç.
Në një bisedë të shkurtër për gazetën “Bota sot”, në SHBA, Dimnaku tregoi se si ai në “Kampionatin e Atletikës për Salla të Mbyllyra – Alberta indoor Provincial Championship Masters”, kantonin e Albërtës, në Kanada, ka marrë 4 medalje Ari.
Kështu, të paktën na tha ai pas këtij aktiviteti, duke shtuar se Kampionati i atletikës për Sallat e mbyllyra, i zonës së Kantonit të Albertës në Edmonton, u zhvillua nga data 3 dhe 4-5 Mars.
Ndërkohë, që pjesëmarrja e Dimnakut, ka qenë për kategorin Masters në 4 garara, ku ai, ka marrë 4 medalje ari, duke thyer gjatë këtyre garave edhe rekordin e Kanadas, për kategorin Master – Mjeshter.
Medaljet e fituara prej tij, përkatësisht në Alberta, ishin në 2 disiplina, në kërcim së gjati edhe trehapsh. Recorde, këto sipas tij, që ishin pa u thyer qysh në vitin 1981.
Megjithatë, sfida të tjerë e presin atletin shqiptar që garon për flamurin kuq e bardhë të Kanadasë.
“Unë po përgatitem për Kampionatin Botror të Atletikës, ku do të konkurojë për flamurin e Kanadasë në Korenë e Jugut – (South Korea), kampionat, ky, që do të zhvillohet në Dagua nga data 22 – 25 mars 2017 dhe synojë të marrë medalje ari”, tha në fund të bisedës për gazetën Bota sot, atleti shkodran me pashaportë të Kanadasë, Gëzim Dimnaku.
Gëzim Dimnaku – ka fituar shumë medalje dhe vendosur shumë rekorde në Shqipëri, Turqi, Greqi, Gjermani dhe tani në Kanada.

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */