Lajme nga Diaspora Media

Shkelzen Gashi, përshëndetet në New York, me tifozët shqiptarë, vetëm kuq e zi

Shkelzen Gashi, përshëndetet në New York, me tifozët shqiptarë, vetëm kuq e zi
Beqir SINA – New York
HARRISON NJ : Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe i Colorado Rapids në Amerikë, Shkëlzen Gashi, i cili është edhe njeri prej futbollistve më të paguar në MLS, po merrë mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë në Amerikë, në ndeshjet që ekipi i Gashit zhvillon në New York.
Tifozat e futbollit – nga rradhët e shqiptarëve të Amerikës, të cilët ndjekin vazhdimisht ndeshjet të kampionatit të Futbollit, në Amerik- MLS, vitin e kaluar nga shkallët e stadiumit të Bronxit – Yankee Stadium, me flamurin kuq e zi, u përshendeten ngrohtësisht me lojtarin e Kombëtares, tonë, Shkelzen Gashin, futbollistin nga Kosova.
Keshtu ndodhi edhe më 11 Mars, kur Colorado Rapids luajti në transfertë, ndaj New York Red Bulls, takim të cilin e humbi me rezultatin 1-0 dhe Gashi u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.
Gashi dhe ekipi i tij Colorado Rapidis, u mposhtën të shtunën në mbrëmje nga New York Red Bullsi, me rezultat 1 me 0, duke pësuar humbjen e parë në sezon.
Kan qenë futbollistët e bluve të Nju Jorkut, që me një autogol gëzuan fitoren 1-0 të New York Red Bulls mbi Colorado Rapids të shtunën
Pas ndeshjes, Shkelzen Gashi ka postuar disa fotografi me tifozët shqiptarë të cilët i ka falënderuar për përkrahjen që i kanë dhënë.
“Çfarë përkrahje e mrekullueshme në New York. Faleminderit të gjithëve që erdhët”, ka shkruar ai në llogarinë, e tij në Facebook.
Ku një flamur amerikan dhe një shqiptar mbyllnin postimin, i cili shoqërohet edhe me foto të sulmuesit kuq e zi, i rrethuar nga fansat shqiptarë, në shkallët e stadiumit në Harrison – NJ.
Pas takimit, sulmuesi kuqezi u rrethua nga dhjetra shqiptarë, të cilët nuk mund ta humbnin mundësinë për të bërë foto me të.
Fansat shqiptarë të sulmuesit shpalosën edhe simbolet shqiptare në stadium, ndërsa nuk mungoi as flamuri i Kosovës.

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */