Kulture Lajme nga Shoqata Lajme nga Shqipëria Reth Shoqates

Itali – Shqipëri, Palermo :“ Mirë se na erdhët Skuadra Kombëtare të Shqipërisë – nga Populli Arbereshë!”

Itali – Shqipëri, arbëreshët dhe tifozat shqiptar ndezin atmosferën me flamujt kuqezi
Beqir SINA – New York
Shqiptarët e Amerikës, Tifozat kuq e zi, dhe Arbëreshët, janë duke e pritur me interes të jashtëzakonshëm ndeshjen që kombëtarja shqiptare, do të luajë ndaj Italisë, neser në Palermo
Palermo, një tortë e madhe e zbukuruar me protretin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Shqiponjën me dy krena, dhe vulën me stemën e Komunës Arbereshe, ku shkruhet : “ Mirë se na erdhët Skuadra Kombëtare të Shqipërisë – nga Populli Arbereshë!”
ROME IT : Televizioni italian TGR ka bërë një reportazh në një nga qytetet e Sicilisë, që është i banuar me shqiptarë dhe ka sjellë prej aty atmosferën e ndeshjes që ndihet jo pak, në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare dhe në diasporë, SHBA.
Në mikrofonin e Televizionit italian TGR, ka dalë një tifoz i ri shqiptarë, i veshur me bluzën e kuqe, dhe me një shqiponjë të zezë vizatur në gjoks, duke i thënë gazetarit italian me shumë krenari se “Shpresojmë të fitojë Shqipëria”.
Ndërkaqë, që janë përsëri tifozat nga Klubi i Futbollit Korabi nga New Yorku, Shpëtim Ramku, Murat Mela dhe Kujtim Kaziu, të cilët mbasi ndoqën vitin e kaluar ndeshjet e kombëtares Kuqe-e -zi, në Francë, Euro 2016, dje janë nisur për në Palermo të Italisë, në stadiumin “Renzo Barbera” .
Madje pjestarët e klubit të Futbollit Korabi nga New Yorku, eskluzivisht për gazetën Bota sot, nga Palermo, kan postuar disa fotografi me trainerin e kombëtares shqiptare Giani DeBiazi në prag të ndeshjes së nesërme në Palermo, dhe një fotografi ku në mes është një tortë e madhe e zbukuruar me protretin e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Shqiponjën me dy krena, dhe vulën me stemen e Komunës Arbereshe, ku shkruhet : “ Mirë se na erdhët Skuadra Kombëtare të Shqipërisë – nga Pupolli Arbereshë!”
Zgjedhja e stadiumit në ishullin e Siçilisë, sipas shtypit është bër bër me qëllim që t’a vështirësojë arritjen nga tifozët fanatik shqiptarë, të cilët megjithatë pritet të jenë të shumtë.
Mediat italiane më herët përmendën se Federata Italiane e Futbollit, zgjodhi qytetin e Palermos, nga frika e incidenteve, rrezikut të hyrjes së ndonjë tifozi shqiptar në fushë.
Kjo me shkas duke pasur parasyshë takimin e fundit miqësor me Italinë, atë të miqësores së 2 viteve më parë në Genova, ku pjesa më e madhe e spektatorëve ishin shqiptarë, dhe një tifoz u pa të hyjë në fushë me flamurin shqiptarë.

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */