Kulture Lajme nga Diaspora Lajme nga Maqedonia Media

Chicago : U mbajtë gara e vrapimit "Uskana 5K – 2017"

fotografite mund ti perzgjidhni vet nga facebook beqir sina https://www.facebook.com/beqir.sina/media_set?set=a.1602360433162204.1073744077.100001647878982&type=3
Chicago : U mbajtë gara e vrapimit “Uskana 5K – 2017”
Beqir SINA – New York
“USKANA 5K”, të ardhurat e fituara nga ky aktivitet, do shkojnë për Fondin e Bursave Uskana
CHICAGO IL : Të Shtunën në parkun “Danada Forest Preserve” në Naperville, Çikago – Illinoi, është mbajtur gara në vrapim “USKANA 5K” që organizohet nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “USKANA”, shkruan kjo shoqatë në statusin e saj në rrjetin social Facebook.
Simbas njoftimit të bër publik nga kjo shoqatë e cila ka publikuar edhe një foto – album të larmishëm nga gara “USKANA 5K”, thuhet se të ardhurat e fituara nga ky aktivitet, do shkojnë për Fondin e Bursave Uskana.
“Kjo ishte një mundësi e mirë për të qenë aktiv dhe një ndihmë sado modeste për bashkëvendasit tanë,” shkruajn ata në faqen e tyre të interrnetit “ I Love Uskana”
Gjithashtu, ata shkruajn se Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Uskana” me sukses e realizoi për herë të dytë aktivitetin sportiv Uskana 5K 2017.
Ata shkruajn se :”Me këtë aktivitet promovojmë shëndetin e familjeve Kërçovare dhe edukimin e të rinjve Kërçovarë sepse fondet e ngritura nga ky aktivitet do të shkojnë për “Uskana Scholarship” 2018. Gjithashtu, thotë organizatori i këtij aktiviteti, duam të faliminderojmë te gjithë pjesëmarsit, vullnetarët, sponzorët dhe veçanërisht aktivistin e dalluar të komunitetit tonë z.Florim Zendelin për realizimin e Uskana5K 2017!”
Ilir Zenku, një veprimtar i dalluar i këtij komuniteti, në Çikago – Illinoi, ka postuar disa fotografi, si pjesmarrës në këtë garë, dhe shkruan se :” Dje, Shoqata Shqiptaro-Amerikane “USKANA” organizoj nxitimin tani tradicional Uskana 5K. Është viti i dytë që organizohet dhe fondet që mblidhen përdoren për dy bursa për studentë të suksesshëm. Në këtë garë marrin pjesë 80-90 veta.”
Duke shprehur faleminderimet e tij, në rrjetin social Facebook, Zenku shkruan se :”Shumë veta ndihmojnë, po në veçanti dua të falenderoj Florim Zendeli dhe Husni Ashiku. Florimi, është koordinatori i këtij organizimi dhe me thënë të drejtën ai i kryen shumicën e koordinimit e të vetë punës të organizimit. Kemi fatin që e kemi një nga kontribuesit më të mëdhenj të komunitetit tonë. Husniun po e veçoj gjithashtu, sepse ai merr përsipër ‘detyrën’ e fotografive në organizimet tona. Ju faleminderit të gjithve që mblidhen rreth shoqatës “USKANA” dhe uroj të kemi sa më shumë organizime të tjera e sa më shumë koordinatore e vullnetarë si Florimi e Husniu” ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Ilir Zenku, veprimtari i dalluar nga Çikago – Illinoi.

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */