Lajme nga Bota Lajme nga Diaspora Lajme nga Dibra Lajme nga Shoqata Media

Biznesmenet e fuqishem dibran në Nju Jork,u takuan me Presidentin Bill Clinton

Biznesmenet e fuqishem dibran në Nju Jork,u takuan me Presidentin Bill Clinton
Nga Beqir SINA – New York City
Mark Gjonaj :”Kjo ishte një kënaqësi e këtij, takimi, mbasi gjetëm rastin për të folur me Presidentin Klinton, mbrëmë në lidhje me atë; të ardhmen e lidhjeve tona”.
MANHATTAN NYC : Ish-presidenti Bill Clinton, i cili ishte i përfshirë fuqimisht me të gjitha kapacitetet e tij, në fushatën për gruan e tij, teksa po qëndronte ato ditë në qytetin e New Yorkut, duke udhëhequr disa mbrëmje për ngritjen e fondeve, me mbështetes të fushatës Hillary për Presidente 2016, u takua me dia lider të komunitetit , biznesmen të fuqishëm përfshirë edhe biznesmenin e njohur nga Dibra e Madhe në SHBA, Sal Rusi.
Mbrëmjes për ngritjen e fondeve, duket se i janë përgjigjuar edhe disa , shqiptarë, kështu të paktën duket edhe në fotografitë, që kishte psotuar, atë në Manhattan -NYC, gazeta Bota sot, shoqëruar me këtë shkrim i cili po përcillet sot edhe në rrjetin shoqëror Facebook.
Takimi elektoral i fushatës, për ngritjen e fondve, në New York, ishte me ish-Presidentin Bill Clinton, dhe aty kan marrë pjesë Asambleisti i shtetit, të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, veprimtari Sal Rusi biznesmen mjaft i sukseshëm nga Dibra e Madhe në SHBA, ish kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Ilir Rusi, dhe disa shqiptarë të tjerë, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA.
Në profilin e tij në Facebook, asamblesiti shqiptarë nga Asambleja e shtetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, shkruajti se :”Kjo ishte një kënaqësi e këtij, takimi, mbasi gjetëm rastin për të folur me Presidentin Klinton, mbrëmë në lidhje me atë të ardhmen e lidhjeve tona”.
Ky ishte takimi i treti, i ish Presidentit Klinton, me komunitetin shqiptarë në Nju Jork, brenda kësaj fushtate për zgjedhjet presidenciale 2016, ku kunkuronë bashkëshortja e tij Hillary Clinton.
Ish-presidenti Bill Clinton, më parë pati një takim në “Shtëpinë e Bardhë”, siç e quan shtypi njujorkez shtëpinë e biznesmenit dibran Sal Rusi, në Totenhill – Staten Island, takim ky ku morën pjesë më shumë se 300 shqiptarë, duke mbledhur rreth 400 mijë dollar në fushatën e Hillary Klintonit, katër muaj më pas gjatë një takimi në atë fushatë për gruan e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillari Klinton, Presidenti Klinton udhëhoqi takimin në Sallën Smith të Kolegjit të Malit Shën Vinsent -“College of Mount Saint Vincent” në zonën Riverdale të Bronx, New York.
Ku thirrjes për pjesëmarrje në atë takim iu përgjigjen rreth 1000 vetë, shumica e tyre, shqiptarë, nga të gjitha viset shqiptare, çka befasoi edhe vetë Presidentin Klinton, duke u shprehur shqiptarëve një mirënjohje të madhe.
Takimi elektoral i fushatës, në New York, kishte si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton, në këtë tubim e por atë e përshëndetën edhe miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz Jr dhe Asambleisti i shtetit, të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.
Në këtë tubim elektoral, ishin të pranishme edhe shumë figura të njohura të komunitetit shqiptarët, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */