Uncategorized

Basha: 800 mijë € e kapura janë të Tahirit, Rama urdhëroi policinë të fshihte ngjarjen

Basha: 800 mijë € e kapura janë të Tahirit, Rama urdhëroi policinë të fshihte ngjarjen
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se pronari i shumës prej 800 mijë euro që u gjetën në makinën e biznesmenit Orest Sota është ish-ministri Tahiri.
Ne një postim në rrjetet sociale Basha shkruan:
E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Saimir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 tonë;
Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.
Sipas Bashës me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Saimir Tahirit.

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */