Lajme nga Shqipëria

Aksion në Metalurgjik, bllokohet aktiviteti i rafinerisë

Inspektorati i Mjedisit në Elbasan ka ushtuar një aksion të befasishëm në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se pas denoncimit të qytetarëve, Inspektorati ka kapur mbrëmjen e sotme duke punuar rafinerinë e naftës.


Mësohet se kësaj rafinerie i është pezulluar leja mjedisore disa ditë më parë për shkak të derdhjes në mjedis të ujerave të ndotur. Ndërkohë, kryeinspektori Enver Shkurti pohoi se rafineria punonte jashtë ligjit.

“Aktiviteti i saj është pezulluar deri në plotësimin e kushteve mjedisore. Do të merren masa te menjëhershme administrative”, tha kryeinspektori.
(ed.me/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply