Bardhi nderon Partizanin, Kastrioti jep shenja jete me Roger

Kastrioti-Partizani u mendua si një nga ndeshjet më të mërzitshme të kësaj ore, por fusha e lojës e tregon ndryshe. “Demat” i mbyllën 45 minutat e para me fitoren 1-2 pas dy golave të Bardhit në minutën e 19′ dhe 36′ dhe Rogerit në minutën e 37′. Niveli i lojës ka qenë i kënaqshëm me të dy ekipet që kanë treguar shpirt gare.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Vendasit janë munduar të surprizojnë të besuarit e Gegës, por kanë qenë të pafuqishëm. Momenti më pikant i ndeshjes ishte minuta e 19′ e takimit. Asani pason për Telushin. Mesfushori vlonajt nis një top të saktë për Bardhin. I riu në dyluftim me portierin Kuka dhe një nga mbrojtësit shfrytëzon mjaft mirë gabimin mes tyre dhe merr topin e falur. Bardhi ecën me topin në zotërim dhe e dërgon në rrjetë për 0-1.

Takimi ka vazhduar me ritëm mesatar me kryeqytetasit që nuk po shpenzojnë shumë. Në minutën e 36′, Kote fut një top mjaft të mirë për Bardhin që me një planzhon e godet me kokë duke e dërguar në rrjetë për 0-2.

Vetëm 1 minutë më pas vendasit reagojnë me anë të brazilianit Roger që mori vendin e Atsinas. Në aksionin pasardhës, pasim nga mesi i fushës për lojtarin. Partizani i zënë në befasi. Futbollisti kalon mjaft mirë Gojkovicin dhe i vetëm përballë Hoxhës nuk gabon për 1-2.

Gega konfirmon si titullar Kristi Koten që ul në stol Mensahn dhe Çinarin. Lëvizje surprizuese nga numri një i stolit. Të riut i besohet takimi i dytë si titullar pas fitores me Kamzën. Kanë mbetur për t’u luajtur dhe 45 minuta në “Redi Maloku”, ndërkohë që parashikohen emocione të forta.

Kastrioti-Partizani 1-2
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
Shënues: Roger 37’/ Bardhi 19′, 36′

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Stijepovic, Domgjoni, Ymeraj, Shehu, Okebugu, Marku, Bardhi, Atsina. Trajner: Stavri Nica.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi, Telushi, Hila, Kote, Mala, Asani, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply