Lajme nga Kosova

Ç’do të thotë kryeministri kur thotë se: Raportet Kosovë-Serbi do të dramatizohen

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, gjatë ditës së sotme ka komentuar deklaratat e kancelarit austriak Sebastian Kurz. Ai tha se ideja e shkëmbit të territorit për të ka vdekur. Gjatë fjalës së tij para mediave Haradinaj ka bërë edhe një deklaratë mbi raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj ka thënë se raportet Kosovë -Serbi do të dramatizohen.

“…thënë ndryshe raportet me Kosovës dhe Serbisë do të dramatizohen për plotë tema. Por, Kosova do të mbetët ajo që është, pra nuk ka lëkundje që në nuk do të ecim përpara. Askush nuk humbë nëse Kosova bëhet pjesë e Interpolit, nuk humbë as Kosova as Serbia, humbë vetëm krimi. Pra, vetëm kriminelët do të jenë në minus”.

Shefi i qeverisë së Kosovës ka treguar po ashtu se tashmë vendi ynë nuk po kërkon mëshirë nga askush.

“ Kosova nuk kërkon më nga askush mëshirë. Ne veç po kërkojmë atë që na takon shi shtet, dhe si të tillë po ofrojmë partnerët më të gjithë shtetet. Nuk jemi shtet për mëshirë”.

Video:


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply