Sports

“E urreja! Kam luajtur për vite me Sheringham, pa i folur kurrë”

Në kohët kur Andy Cole ishte futbollist i Manchester United, marrëdhëniet e tij nga kënvështrimi human dhe social, me një prej kolegëve të skuadrës, e për më tepër të repartit ofensiv, ku luante edhe vetë ai, ishte skandaloz, apo më saktë inekzistent, sepse të dy nuk kanë komunikuar kurrë mes tyre. Është vetë protagonisti në fjalë, ish-numri 9 i “Djajve të Kuq”, Cole, ai që ka rrëfyer këtë fenomen të pabesueshëm, në një intervistë për “Indipendent”. Gjithëka nisi në vitin e largët 1995, kur Andy Cole debutante me fanellën e përfaqësueses angleze kundërUruguait në miqësoren e 29 marsit, duke u aktivizuar si zëvendësues në të 71’ pikërisht në vend të Teddy Sheringham.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Po hyja në fushë me rreth 70 mijë spektatorë në stadium, përfshirë edhe familjen time. Prisja një shtrëngim të shpejtë duarsh, një ‘suksese’, thjeshtë diëka. Isha gati t’i shtëngoja dorën, por ai më injoroi. E bëri qëllimisht, me vetëdije dhe nuk e di se për ëfarë arsye. Mendimi im i parë ishte: Mallkuar! Sa persona do të kenë parë Sheringham duke bërë të gjë? Isha i turpëruar dhe konfuz. Që nga ai moment e tutje kuptova se Sheringham nuk donte t’ja dinte për mua”, rrëfeu Andy Cole për episodin që preu përfundimisht marrëdhëniet mes të dyve.

Por në atë kohë të dy nuk luanin në të njëjtin klub, me Cole që ishte te United, ndërsa armiku i tij ishte ende te Tottenham. Gjithsesi gjërat nuk ndryshuan aspak për mirë as në kohën kur të dy luanin bashkë te United, kur më vonë Sheringham u transferua te “Djajtë e Kuq”. “Dy vite më vonë, në 1997, pasi Eric Cantona u largua nga United, mbërriti Sheringham. Kemi luajtur bashkë për vite. Kemi shënuar një mal me gola. Por nuk i kam folur kurrë. As edhe një fjalë të vetme. Gjithsesi nuk do të guxoja kurrë që të mohoj talentin e Sheringham, dhe kontributin e tij, as në klub dhe as në kombëtare. Thjesht e kam urryer për shumë vite”, deklaroi Andy Cole.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply