Sports

Erdha këtu për të bërë punën time, por atë që më bënë për 90 minuta…

Jose Mourinho pranon se nuk duhet të kishte provokuar tifozët e Juve-s pas fitores së Manchester United.

Ish-trajneri i Inter kishte bërë gjeste ndaj tyre që në ndeshjen e parë në Old Trafford, por pas fërshëllimës së fundit në Torino ai ka shkaktuar polemika kur ka mbajtur dorën pranë veshit për të provokuar tifozët vendas.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Më kanë ofenduar për 90 minuta. Unë erdha këtu për të bërë punën time, asgjë më shumë,” shprehet trajneri për Sky Sport Italia.

“Gjithsesi nuk kam ofenduar njeri, thjesht bëra një gjest pasi doja t’i dëgjoja më shumë. Prapëseprapë mbase nuk duhet ta kisha bërë, po të isha gjakftohtë nuk do ta kisha bërë, por kur të ofendohet familja, duke përfshirë familjen time te Inter, reagova kështu.

“Arritëm të fitonim pasi luajtëm shumë mirë dhe kërkuam triumfin deri në fund. Fellaini ndryshon ndeshjet. Nuk e kishim në ndeshjen e parë, teksa Juventus futi Barzagli-n për të na kontrolluar.

“Mendoj se barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë.”



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply