Lajme nga Shqipëria Te Fundit

FOTO/ Kush është “Edison Faqedjeguri”, miku i Shullazit që iu bë atentat

DURRES

Personi që shihni në foton e siguruar nga “BalkanWeb” është 39-vjeçari Edison Harizaj nga Vlora, i cili mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave mbrëmë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Edison Harizaj njihej ndryshe si “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve” në qytetin bregdetar të Vlorës.

Edison Harizaj
Edison Harizaj

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e plazhit, në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i plagosur edhe miku i 39-vjeçarit, Genci Caci, 33 vjeç.

Automjeti tip ‘Audi’ në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci, shënjestër të atentatit në qytetin e Durrësit, është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

39-vjeçari Edison Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.

Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

(d.d/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply