Lajme nga Shqipëria

Ish-ushtarë shqiptarë, pjesë e bandave në Spanjë

“Ish-ushtarë shqiptarë janë pjesë e bandave kriminale në Spanjë”. Kështu thuhet në një shkrim të publikuar sot nga ‘The Sun’. Në artikullin në fjalë thuhet se shumë banorë në Spanjë kanë frikë për jetën e tyre për shkak të valës së dhunës dhe vrasjeve që po përhapen në zonat turistike të këtij vendi, si në Benidorm, Malaga, Marbella si dhe Estepona.

Ndërkohë, policia tregon lehtësinë me të cilën kriminelët mund të fshihen në zonat e Kosta del Sol si një nga atraksionet. “Ekspertët gjithashtu besojnë se bandat e reja nga 13 vende të ndryshme, duke përfshirë kartelet e drogës kolumbiane, ish-ushtarët nga Shqipëria dhe degët e mafies ruse – janë përgjegjës për gjakderdhjen”, thuhet në artikullin në fjalë.

Capture
Capture

Ignacio Carrasco, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së Gardës Civile në Malaga tha se: “Unë mendoj se jemi në kushtet ku situata po përkeqësohet. Bandat po përdorin bomba”. Shifrat e Ministrisë së Brendshme spanjolle tregojnë se në vitin 2016 kishte 440 grupe të regjistruara të krimit të organizuar në mbarë vendin.

Ndërkohë mbi 100 grupe të krimit të organizuar ushtrojnë veprimtarinë e tyre në dy qytete të mëdha të Spanjës, Barcelonë dhe Malaga.
(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply