Teknologji

Kina indentifikon njerëzit për nga mënyra e ecjes

Autoritetet Kineze kanë nisur implementimin e një mjeti të ri mbikëqyrjeje i cili mund të identifikojë njerëzit nga mënyra e tyre e të ecurit ose forma trupore.


Mjetet e reja janë vënë në funksion në dy qytetet më të mëdha: Pekin dhe Shangai duke treguar sesa larg mund të shkojë qeveria Kinezeve vetëm që të mbajë njerëzit nën kontroll.

Huang Yongzhen, CEO i Watrix, kompania e cila dizajnoi sistemin, tha se mund të identifikojë njerëzit nga 50 metra larg edhe kur janë të kthyer me shpinë nga kamerat apo fytyra e tyre është e mbuluar.


Sistemi i tyre do të mbushë hendeqet e lënë nga teknologjia aktuale e mbikëqyrjes me kamerat.

Kompania ka ngritur 14.5 milion dollarë investim dhe thotë se sistemi është duke u përdorur për të adresuar ngjarje kriminale. /PCWorld Albanian


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply