Sports

Luftëtari meritonte fitoren, më shqetëson shumë vazhdimësia e lojës

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, ka mbetur i zhgënjyer me lojën e skuadrës së tij. Pas ndeshjes ai u shpreh se skuadra e Luftëtarit meritonte fitoren, pasi luajti më mirë. Sipas Ilir Dajës, skuadra e tij po vuan shumë në vazhdimësinë  e lojës dhe për këtë thotë se përgjegjësitë janë të trajnerit.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

-Rezultati me Luftëtarin?

“Rezultati nuk u përmbush, por ajo që më shqetëson ishte loja. Në pjesën e parë kundërshtari ishte më lartë se sa ne. Në pjesën e dytë jemi mundur por me dozë emocionale, nuk patëm manovrën e duhur për të shkuar te zonat kundërshtare.

Të them që ishte lodhja njësoj ishte dhe për Luftëtarin sepse kanë të njëjtin intensitet ndeshjesh. Mungesa e sulmuesve sot, sepse lojtarët e pankinës janë me tipare mbrojtje, jo për t`u justifikuar por kemi shumë punë për të bërë, sidomos brenda në Vlorë.

Tjetër shfaqemi jashtë dhe tjetër bëjmë këtu. Këtë nuk e them për lojtarët, sepse manovrën në fund fare e drejton trajneri dhe përgjegjësinë kryesore e marr vetë për këtë performancë të sotme të ekipit.

Ajo që ne na shqetëson është problemi i vazhdimësisë në cilësinë e lojës. Ndonjëherë futbolli është që dhe mund t`a fitosh lojën. Kundërshtari sot ishte më mirë se sa ne sidomos në pjesën e parë. Meritoi gjithçka, ndërsa ne nuk meritonim më shumë se sa barazimi.

Pas një loje shumë të mirë që kemi zhvilluar me Kukësin, ajo që duhet të injektojmë ne të gjithë, duke filluar nga unë i pari, vazhdimësia në lojë do të na japi dhe vazhdimësinë në pikë”-tha trajneri. 

-Gati për të fituar me Skënderbeun?

“Unë do të thoja që është një ndeshje shumë e vështirë. Kjo lloj performancë do na uli psikologjikisht. Do gjejmë forcë për ta motivuar ekipin. Skënderbeu është ekip i konsoliduar. Kryeson bindshëm në futbollin shqiptar. Ka dhe Skënderbeu pikë jo të forta. Do mundohemi që t’i shfrytëzojmë ato, për të rikuperuar pikët e humbura sot.

Unë nuk jam bërë pishman që u largova nga Korça. Nuk kisha më çfarë t’i jepja. Kur arrin ato sukses. Me një Skënder që pret vendimin e KAS-it, ishalla është në favor të Skënderbeut. Do ishte një minus i madh. Nuk e kthej kokën mbrapa, jam mirë, ndihem mirë, pavarësisht oshilacioneve. Mua më pëlqejnë sfidat e reja”-tha Ilir Daja. 

 



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply