Lajme nga Shqipëria

Më afër se kurrë

TIRANË

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka folur me nota tepër optimiste sot për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë një fjalimi para studentëve, Soreca deklaroi se Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë më afër se kurrë por nga ana tjetër ka theksuar nevojën e dialogut ndërpartiak.

Sipas ambasadorit, dialogu është në interes të gjithë qytetarëve.

“Rruga për BE e Shqipërisë është vendosur. Shqipëria dhe Europa janë sot më afër se kurrë. Por është jetike që Shqipëria të qëndrojë e fokusuar në prioritetet kyçe dhe reformat. Dialogu ndërpartiak është jetik në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë”, deklaroi sot ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

Soreca 1

(m.k/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply