Kulture

Ministria e Kulturës konkurs për të zëvendësuar Kiço London

Ministria e Kulturës ka shpallur konkurs për Drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogi. Pas mbarimit të mandatit të drejtorit aktual Kiço Londo, Ministria bën me dije kushtet dhe afatet për kreun e ri të Teatrit Eksperimental.

”Të ndërtojë një platformë nxitëse për nxitjen e ideve të reja dhe eksperimentale në teatër, pjesë e së cilës të jenë: një strategji sa më gjithëpërfshirëse në gjuhën dhe mjetet shprehëse teatrale të koncepteve bashkëkohore në stile, gjini artistike dhe aplikimin e një gjeografie sa më të gjerë të diversitetit kulturor; një projekt bindës për gjithë përfshirjen e sa më shumë zërave të rinj në teatër, dhe formave të reja të performancës skenike. T

ë ndërmarrë shkëmbime ndërkombëtare, veçanërisht të zhvillojë ato ballkanike dhe evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjet përkatëse deri në 5 dhjetor në Ministrinë e Kulturës.

Londo u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave në krye të këtij institucioni katër vjet më parë duke zëvendësuar ish drejtorin Kastriot Çipi .

7 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)


Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply