Lajme nga Kosova

Nëse Serbia s’ndalet, taksa e mallrave do rritet

Pas reagimeve që solli vendimi i qeverisë kosovare për sanksionet rreth produkteve serbe dhe boshnjake, vjen një deklaratë nga kryeministri Ramush Haradinaj. Kreu i qeverisë kosovare tha se qeveria nuk do të ndalet nga vendimi për rritjen e taksës prej 10 për qindësh.


Haradinaj tha në KlanKosova se nuk do të ketë hapa pas, por në rast se Serbia nuk tërhiqet nga qasja që ka ndaj Kosovës, atëherë ai do ta rrisë taksën.

Ndaj taksës së vënë nga Qeveria e Kosovës ka reaguar edhe Bashkimi e Evropian. Zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, ka thënë se kërkojnë shpjegime të menjëhershme nga Kosovë, për vendimin e marrë ndaj produkteve nga Serbia e Bosnja.
(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply