Një mesazh më shkatërroi karrierën tek Juventus

Ish-sulmuesi i Juventus Vincent Pericard pretendon se karriera e tij te Juventus u shkatërrua nga një mesazh aksidental drejt të dashurës së Roberto Bettega.

Pericard është konsideruar një nga talentet më premtues të futbollit evropian kur iu bashkua Juve-s nga Saint-Etienne më 2000, por francezi nuk i përmbushi pritshmëritë.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“E gjithë jeta ime përveç Juventus-it ka qenë skandaloze,” shprehet ai për Camfoot.

“Unë dhe dy francezë të tjerë të klubit po merrnim leksione italishteje nga një mësuese e bukur.

“Një mbrëmje ishim në shtëpi dhe i dërgova një mesazh mësueses duke e ftuar për një pije.

“Një orë më pas ra telefoni. Ishte Roberto Bettega, zv-presidenti i Juventus. Ai na pyeti se kush i kishte dërguar mesazh gruas së tij.

“Nuk e dinim se ishte e dashura e tij. Si përfundim më huazuan te Portsmouth. Kam shkatërruar karrierën time te Juve për shkak të një mesazhi të pafat.”

Image result for Vincent Pericard juventus



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply