Nuk organizohet një ndeshje këtu, ulëm agresivitetin!

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli pas fitores së vuajtur 1-2 ndaj Kastriotit. Numri një i stolit mendon se skuadra e tij duhej të bënte më shumë, por i gëzohet faktit që rrëmejnë vendin e parë sërish, pas ndalesës së Skënderbeut ndaj Laçit.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Fitorja  – “Jam i kënaqur nga fitorja. E nisëm 0-2 dhe kaluam në vetëkënaqësi. Harruam se janë 90 minuta. Me gjithë respektin për zonën, nuk është normale të luhet këtu. I japim merita dhe Kastriotit”.

Egozimi i Asanit – “Asani gaboi, pasi mund t’i ndëshkonim dhe të ishim të qetë. Për mua është njëlloj si ai që humb dhe ai që nuk i shërben shokëve. Duhet të punojmë dhe kur kemi qenë në momentin më të mirë. Duhet të korigjojmë pjesën e dytë, por jam i kënaqur për 3 pikëshin”.

Mbrojtja e dobësuar – “Ne jemi të njëjtët, por problemi është se luajmë me 3-4 sulmues. Kjo krijon hapësira. Telushi ka që në qershor që nuk ka bërë asnjë ndeshje pushim. Shpresoj të gjejmë mënyrën të shënojmë dhe të jemi efikas”.

Problemet e Partizanit – Gojkovic – “Gojkovic është stërvitur. Ai është serioz dhe korrekt. Mendoj se fakti që ka qëndruar në stol u shfaq dhe te goli i Kastriotit mund të bënte më mirë. Nuk dua të vë gishtin te askush për gabimet. Ne jemi po ata që kemi qenë para 3 apo 5 javësh, por nuk jemi shumë të freskët. Shënuam shpejt dhe e ulëm agresivitetin. Nuk dua të përmend problemet, por u mundova të mos i lë fajin fushës dhe gjërave të tjera anësore”.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply