Lajme nga Diaspora

Përse vrasësi i Elidës po shëtitet i lirë ?!

E Mërkurë, 7 Nëntor 2018 – 21:15
albinfo.ch

Ilustrim

Tashmë një vit, të afërmit e Elida Osmanit së ndjerë (19), janë duke kaluar nëpër ferr. Jo vetëm sepse vajza e tyre e dashur u godit për vdekje në një kryqëzim në Lenzburg AG, por edhe për shkak se vozitësi 80-vjeçar ende nuk është akuzuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Rrafsh një vit më parë, një aksident i tmerrshëm kishte ndodhur në Lenzburg AG. Elida Osmani (19) u godit për vdekje në një vendkalim për këmbësorë. Elida nuk i mbijetoi aksidentit dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Mbi timonin e veturës ishte dentisti tetëdhjetëvjeçar zviceran K. S. Më vonë u konstatua: Praktikantja shqiptare e Migros-it ishte përplasur aq fortë sa që ishte shtyrë 17 metra nëpër ajër, duke mos u mbijetuar lëndimeve të rënda në kokë, shkruan “Blick”, informon Albinfo.ch.

Por, deri më sot nuk është ngritur asnjë akuzë kundër K. S. “Për ne të afërmit, kjo është e pakuptueshme. Duam që kjo të realizohet më në fund”, deklaron kushëriri i Elidës, Bedri Asani (35). Pasi: “Faktet janë të qarta.”

Siç kanë dëshmuar hulumtimet e “Blick”, K. S. ka ngarë veturën pa patentë shoferi. Dhe: Ai është dashur ta dorëzojë patentin e tij për njëmuaj, pas një delikti të shkallës së mesm eqë e kishte kryer në vitin 2010.

Por K. S. mbetet i pamposhtur: Në vitin 2011, ai ishte hetuar me një shpejtësi prej 80 km/h në zonën e vendbanimit. Megjithëse luftoi kundër tërheqjes së sërishme të patentë shoferit nga të gjitha instancat, ai nuk arriti sukses, transmeton më tej Albinfo.ch.

Deri në ditën e kobshme të nëntorit, një vit më parë, kur ai e dogiti për vdekje Elidën. Fakti që pas aksidentit ai policisë i tregoi një patentë shoferi jo të vlefshme, “ishte kulminacioni”, thotë Bedriu. Ai është i vetëdijshëm: “Prindërit e Elidës janë duke vuajtur edhe sot e kësaj dite. Aq shumë, sa që ata jo vetëm që u larguan nga Lenzburgu, por edhe e shmangin vendndodhjen e aksidentit”.

Përveç kësaj, gjatë këtij viti ndoshta nuk do të ndodhë një gjykim. “Festat për ne do të jenë shumë të rënda”, thotë më tej Bedriu, njofton Albinfo.ch. “Elida është duke na munguar në në çdo hap”.

Atëbotë, K. S. kishte deklaruar: “Ishte errësirë ​​dhe po binte shi. Nuk e pashë vajzën. Unë frenova vetëm kur e godita”. Nëse ai ka qenë duke ngarë shpejt veturën, mbetet të konstatohet gjatë gjykimit. Pastaj do të paraqitet një raport teknik i trafikut.

Kur do ët ngritet akuzë ndaj tij? “Procesi është avancuar mirë”, thotë Fiona Strebel nga prokuroria. A duhet që K. S. ndonjëherë të shkojë në burg? Ai mund të përballet me veprën “burg për vrasje të pakujdesshme” deri në tre vite – por ai mund të marrë edhe vetëm një gjobë. Bedri Asani: “Kjo do të ishte kuminacioni më i lartë”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply