Sports

Pilotët me truproja në Brazil, frikë nga vjedhjet dhe kërcënimet e bandave

Pas incidenteve të vitit të kaluar, ku pjesëtarë të disa skuadrave të ndryshme të Formula 1 ishin viktima të sulmeve nga ana e grupeve kriminale në San Paolo, gjatë garës së Çmimit të Madh të Brazilit, këtë vit është vendosur që pilotët dhe stafet e skuadrave të lëvizin me truproja dhe polici private. Edhe pse organizatorët e garës braziliane kanë mbështetjen e policisë, shpesh hajdutët arrijnë të depërtojnë në zonat pranë cirkuitit dhe përfitojnë nga situata për të kërcënuar e vjedhur personelin.

Sipas “Daily Mail” të gjitha makinat kanë kërkuar mbështetjen e policisë private gjatë kohës që do të lëvizin në Sao Paolo, nga mbërritja në Brazil dhe deri në momentin e largimit. Drejtuesit e Formula 1 kanë deklaruar se duhet më shumë kujdes nga ana e organizatorëve, që të mos përsëriten më skenat e një viti më parë, ku persona të ndryshëm janë kërcënuar me armë gjatë kohës që lëviznin në San Paolo. Ndaj dhe janë shtuar forcat e sigurisë private, që do të shoqërojnë skuadrat.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply