Sports

Real rimerr kreun me goleadë, Bayern bën detyrën me AEK-un

Real Madrid-i i Santiago Solari-t nuk ka ndërmend të ndalet. Madrilenët kanë fituar tri ndeshjet e luajtura deri tani në drejtimin e trajnerit të ri, i cili ka marrë vendin e Julen Lopetegui pas humbjes 5-1 në “El Clasico”. Suksesi i fundit, pas fitoreve në Kupën e Mbretit kundër Melilla-s dhe në kampionat kundër Valladolid, ka ardhur në Champions League, me “Los Blancos” që kanë shpartalluar Viktoria Plzen në transfertë me rezultatin 5-0.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Festivali i golave ka filluar në minutën e 21-të, me Benzema që ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm pasi ka lënë në vend mbrojtjen mike. Ky ka qenë edhe goli numër 200 i francezit në të gjitha ndeshjet e luajtura me fanellën e Real Madrid. Në të 37-ën ka ardhur edhe ai numër 201, 14 minuta pasi Casemiro kishte dyfishuar për miqtë. “Pokeri” është realizuar pesë minuta para fundit të pjesës së parë me Bale, teksa Benzema që ka qenë në rolin e “assist man”-it.

Ndeshja e Benzema është mbyllur në minutën e 62-të, me Vinicius Junior që ka marrë vendin e tij dhe kë bërë debutimin me madrilenët në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Braziliani ka qenë menjëherë protagonist duke dhënë assitin për golin e pestë të realizuar nga Kroos pesë minuta më vonë.

Pas kësaj fitoreje, Real Madrid ka rimarrë kreun e Grupit G, të humkbur përkohësisht pas fitores së Roma-s në fushën e CSKA-së së Moskës. Madrilenët kanë 9 pikë, po aq sa verdhekuqtë, që ka humbur 3-0 ndeshjen direkte me madrilenët. CSKA mban vendin e tretë me katër pikë, ndërsa Plzen mbyll grupin me 1 pikë. 27 nëntorin e ardhshëm, Roma do të presë në shtëpi Real-in, ndërsa Plzen do të udhëtojë drejt Moskës.

Në Grupin E, Bayern Munich ka marrë vendin e parë falë një fitoreje minimale 2-0 të arritur në shtëpi kundër AEK-ut të Athinës, me këta të fundit që mbeten pa asnjë pikë të marrë në katër javët e Champions League të luajtura deri tani. Protagonisti i takimit ka qenë Lewnadowski, i cili ka zhbllokuar ndeshjen ë minutën e 31-të me penallti dhe e ka mbyllur atë në të 71-ën.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Benfica ka barazuar 1-1 në shtëpi me Ajax-in. Në rast fitoreje, holandezët do të ishin kualifikuar në raundin me eliminim direkt, gjë që nuk e bëjnë që nga 2006-a, por do të kishin kualifikuar edhe bavarezët.

Ka qenë Jonas ai që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 29-të, duke përfituar nga një gabim i portierit Onana. Holandezët janë kundërpërgjigjur në minutën e 61-të me Tadic. Tani, Bayern kryeson grupin me 10 pikë, ndjek Ajax me 8, Benfica me 4 dhe AEK me 0. 27 nëntorin e ardhshëm, bavarezët do të presin në shtëpi Benfica-n, ndërsa Ajax do të luajë në Athinë kundër AEK-ut.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply