Lajme nga Maqedonia Te Fundit

Reformat në administratë, dyshime për realizimin e reformave –

Ekspertët shprehin skepticizmin e tyre për zbatimin e reformave të paralajmëruara nga Qeveria. Duke komentuar paralajmërimet për reformat në administratë dhe shfuqizimin e Institucioneve, profesori Borçe Davitkovski thotë se është e pamundur që pas mbylljes së një Institucioni të mos shkarkohen të punësuarit. Me këtë Davitkovski kundërshton idenë e minsitrit të shoqërtisë informatike Mançevski.

Si mund ju të bashkoni dhe të anuloni organe, respektivisht të bartni të punësuarit dhe të mos i shkarkoni?! Sepse ai balans është i madh, 140 000 të punësuar, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër reformat bëhen për mirëqenien e qytetarëve. Reformat gjithkund në botë janë të dhimbshme. Tek ne dëshirohet të jenë të padhembshme. Si do të bëhet, nuk e di, do të shohim, mbase dikush do të fitojë Çmim Nobel për zbatim të reformave të këtilla- deklaroi Borçe Davidkovski.

Davidkovski thotë se nëse ekziston vullnet i sinqertë, administrata e mbushur me të punësuar partiak mund të depolitizohet me një testim të vetëm. Synimi i reformave sipas tij, nuk duhet të jetë vlerësimi i mundshëm pozitiv nga BE-ja por një administratë e vogël efikase, që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Pozita materiale na është e atillë që akoma organet e administratës në komunat e vogla punojnë në makina shkrimi dhe jo kompjuterë dhe ju nuk mund të prisni që ato të komunikojnë me qytetarët në mënyrë elektronike. Mendoj se për shkak se ministri është inxhinier i informatikës kjo është më shumë dëshirë e tij, sesa që me të vërtetë do të zbatohej. Para të mëdha duhen për këtë- theksoi ai.

Reformat në sferën e administratës janë pjesë e Planit 18 dhe ashtu siç paralajmëroi ministri, Mançevski do të shqyrtojë efikasitetin e të gjitha organeve, me ç’rast disa do ta ruajnë statusin aktual, disa do të bashkohen në 1, organet e panevojshme do të anulon tërësisht, ndërsa do të themelohen organe të reja nëse do të jetë e nevojshme një gjë e tillë.

Anesa Salihu


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply