Sports

Sh.K.B.Tirana e pamposhtur, fiton derbin me “Tiranën tjetër”

Kanë nisur sot ndeshjet e kthimit të fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra, Grupi A1, ku vijon dominimi i ekipit të Sh.K.B.Tirana, që udhëheq renditjen me 12 pikë të plota, pas 6 javësh. Skuadra e trajnerit Erdal Borova fitoi sot në “Fahrie Hoti” 84-78 ndaj Sh.B.Tiranës, derbi i ekipeve “Tirana”, duke korrur suksesin e gjashtë në po kaq ndeshje të zhvilluara. Një përballje më e fortë dhe e ekuilibruar se sfida e parë, por edhe këtë herë dominoi skuadra e Sh.K.B.Tiranës, një ekip më i kompletuar në fushë, që e meritoi fitoren.

Vijon të surprizojë këtë sezon skuadra e Vllaznisë, që falë fitores 84-76 në “Asllan Rusi” ndaj Studentit, konfirmohet si forca e dytë në kampionat. Shkodranet bënë një ndeshje të mirë, duke u shkëputur në pjesën e dytë, ndërkohë që Studenti nuk arriti të ruajë të njëjtin ritëm deri në fund. Fiton edhe Flamurtari kampion, që në Elbasan mposhti ekipin vendës me shifrat 74-63. Ky është suksesi i tretë sezonal për vlonjatet, që kanë po kaq humbje, ndërsa Elbasani mbyll renditjen pa asnjë fitore dhe rrezikon rënien në Grupin A2.

Basketboll – Kategoria e Parë, Femra Grupi A1 (java e 6-të)

Elbasani – Flamurtari, 63-74

Studenti – Vllaznia, 76-84

Sh.B.Tirana – Sh.K.B.Tirana, 78-84

Renditja: Sh.K.B.Tirana 12 pikë (6/0), Sh.B.Tirana 10 pikë (4/2), Vllaznia 10 pikë (4/2), Flamurtari 9 pikë (3/3), Studenti 7 pikë (1/5), Elbasani 6 pikë (0/6).



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply