Feja

Si të largoni njollat e errëta nga fytyra dhe duart tuaja menjëherë!

Behet fjale per nje përzierje te bere ne kushte shtepie nga 2 përbërës të thjeshtë, qe do t’ju ndihmojnë të zbardhoni lëkurën tuaj dhe ta pastroni ate nga njollat e erreta.

Për përbërësit: Së pari, ju duhet të dini se përbërës kryesor eshte majdanozi. Kjo barishte super e shëndetshme është përdorur për shekuj nga shumë njerëz në mbarë botën ,kryesisht si erëz kuzhine. Ju gjithashtu duhet të dini se majdanozi përmban sasi të larta të vitaminave dhe mineraleve, dhe lëngu i tij përmban vajra esenciale me një sasi të lartë të potasiumit dhe manganit. Ju mund ta përdorni këtë barishte si një kurë për shumë probleme të ndryshme shëndetësore, siç janë: ethet, sëmundjet e veshkave, sëmundje të traktit urinar, diabet, inflamacion të syve dhe madje edhe impotencë.

Ekspertët thonë se ky krem i bere ne kushte shtepie është gjithashtu shumë i dobishëm për heqjen e skuqjes, acarimit,ënjtjes, zbardhjes se lëkurës. Ai gjithashtu ndihmon në eliminimin e akneve dhe pikave te zeza. Eshtë shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u bërë. Ju vetëm duhet të ndiqni udhëzimet e meposhtme:

Perberesit:

2 lugë gjethe të copëtuara majdanozi
1 lugë çaji lëng limoni
200 ml ujë

Shtoni mjdanozin e copetuar ne 200 ml uje te vale dhe lereni te zieje në një nxehtësi të ulët për 15 minuta.Me pas hiqeni atë nga nxehtësia dhe lereni te ftohet. Pas kësaj kullojeni përzierjen dhe shtoni 1 lugë çaji lëng limoni. Derdhni përzierjen në një kavanoz qelqi dhe vendoseni në frigorifer. Ju duhet ta perdorni kete krem çdo mëngjes dhe cdo mbrëmje,vetëm duke e aplikuar në lëkurën tuaj dhe duke e masazhuar butësisht, me lëvizje rrethore.

Nëse e përdorni këtë krem çdo ditë, njollat e errëta do të zhduken plotësisht. Ju do të vini re rezultatet e para vetëm pas 2 javësh.

Burimi:/healthylifevision.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply