Feja

Simptomat e meningitit që çdo prind duhet të dijë si t`i dallojë

Meningiti shkakton dhimbje koke dhe temperaturë të lartë,dhe shpeshhere simptomat e saj i ngaterrojme me ato te gripit dhe per shkak të ketij supozimi, nuk mund të trajtohet me kujdesin e duhur.

Ai shkaktohet nga një infeksion bakterial ose virusal, dhe nëse nuk trajtohet mund të bëhet kërcënues për jetën nëse nuk merren antibiotikët e duhur.

Simptomat e meningitit jane:

Ngurtësi: Shumica e njerëzve që vuajnë nga meningjiti do të përjetojnë ngurtësi në qafë dhe shpine, sepse inflamacioni nxitet nga membranat që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore.Enjtja e vazhdueshme shkakton siklet, dhe nëse filloni të përjetoni ethe ose dhimbje koke ,mund të keni meningjit.

Nëse jeni duke vuajtur nga një i ftohtë, kjo mund të zhvillohet në atë që quhet meningjiti viral. Ky lloj meningjiti nuk është i dëmshëm për shëndetin tuaj.Por në qoftë se ju keni një ngurtësi të pashpjegueshme në qafën tuaj, duhet të shkoni të vizitoni një mjek.

Ethet: Fillimi i etheve te papritura nga meningiti pasi futen në trup, sistemi imunitar reagon duke rritur temperaturën e trupit. Nëse keni zhvilluar meningjit, do të përjetoni ethe në mes 3-7 ditëve.

Sipas Kolegjit Amerikan të Mjekëve Emergjent, vetëm 44% e pacientëve që kanë këtë infeksion e tregojnë këtë shenjë. Kjo mund të bëjë vet diagnostikimin jashtëzakonisht të vështirë, kështu që nëse ethet nuk zhduken duhet te shkoni të konsultoheni me një mjek.

Dhimbje koke: Një tjetër shenjë treguese e meningjitit është një dhimbje koke e rëndë që nuk do të zgjase. Kjo është për shkak të inflamacionit dhe ënjtjes në membranat që po rrethojnë qafën dhe palcën kurrizore. Dhimbja e kokes konsiderohet si një nga simptomat më të zakonshme të meningjitit.

Është e rëndësishme të përcaktoni se çfarë lloj dhimbje koke keni. Në mënyrë tipike nëse keni meningjit, dhimbja e kokës që do të përjetoni nuk është e njëjtë me një dhimbje koke normale. Nuk do të zhduket nëse nuk merret mjekimi i duhur i menengitit.

Konfuzioni: Kur truri juaj përjeton ënjtje të rëndë, mund të pengojë aftësinë për të funksionuar. Pra, nëse jeni duke vuajtur nga meningjiti, truri juaj do të fryhet dhe ju mund të përjetoni konfuzion, paaftësi për t’u përqëndruar, humbje te kujtesës, pagjumësi, marramendje.

Burimi:/eyeopening.info/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply