Sports

“Situata e Pobga është qesharake, ato paguhen që të flasin”

Të gjithë kundër Pogba. Tashmë situata është përmirësuar paksa krahasuar me disa javë më parë, ku kampioni i botës ka qenë në qendër të kritikave. Shumë prej tyre vinin nga ish- kolegë, ndoshta edhe nga shokët e ekipit, të cilët në prononcimet e pas ndeshjeve, tregojnë se sa i rëndësishëm është francezi në ekip. Dhe teksa shumë e sulmojnë, Zlatan Ibrahimoviç, të cilët ndajnë së bashku të njëjtën menaxher, Mino Raiola, i ka dalë në mbrojtje.

“Mendoj se situata e Pogba është paksa qesharake. E gjithë bota e kritikon, pavarësisht se çfarë ndodh, është faji i Pogba, por njerëzit flasin vetëm se duan që të marrin vëmendje, janë duke pritur të ndodh ndonjë mrekulli. Ato që e kritikojnë duhet ta shohin veten në pasqyrë. Në veçanti, ish- futbollistët, që duhet ta mendojnë se çfarë kanë bërë kur kanë luajtur, sepse nuk kanë qenë të mirë dhe për këtë ua siguroj”, u shpreh Ibrahimoviç i cili ka theksuar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me 25-vjeçarin, që e konsideron një kampion.

Ibrahimoviç ka vijuar edhe më tej duke theksuar se kritikat yllit të Manchester United, janë personale, madje sipas tij janë edhe të paguara.

‘Unë u them se duhet të qetësohen dhe të shohin punën e tyre, por ato paguhen të flasin kështu që…Sa i përket kritikave për Pogba, duken më tepër personale dhe këtu nuk ka asgjë profesionale”, përfundoi suedezi.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply