Teknologji

Vlera e Bitcoin Cash arrin pikën më të lartë të dy muajve të fundit

Çmimi i bitcoin bash u rrit me 11% ditën e Marte duke dërguar vlerën e klonit të bitcoin në pikën më të lartë që prej dy muajsh.


Aktualisht monedha këmbehet me 621 dollarë sipas CoinMarketCap.com dhe është rritur me 30% që nga e Diela.

Kështu bitcoin bash është monedha e katërt më e madhe për nga vlera e tregut duke u renditur pas bitcoin, ethereum dhe ripple.


Rritja vjen në një kohë kur bitcoin cash përgatitet për një ndarje më 15 Nëntor ku do të krijohen Bitcoin ABC dhe Bitcoin SV.

Vetë monedha vjen nga një ndarje, ajo e monedhës bitcoin në Gusht të vitit të kaluar.

Por krahas bitcoin cash edhe Ripple është rritur dhe aktualisht këmbehet me 0.53 dollarë.

Në këto moment vlera totale e të gjitha monedhave kriptografike është 218 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply