Lajme nga Diaspora

Zvicra ndihmon fuqizimin e funksioneve të Kuvendit

E Mërkurë, 7 Nëntor 2018 – 17:59
albinfo.ch

Shteti zviceran i ka ofruar mbështetje Parlamentit shqiptar nëpërmjet projektit PACEP, i cili pritet të fillojë së shpejti punën për fuqizimin në katër vjetët e ardhshme të funksioneve të Kuvendit.

Mbështetja zvicerane do të jepet për përmirësimin e punës përfaqësuese, ligjvënëse dhe mbikëqyrëse të Parlamentit,  ka thënë ambasadori i ri i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître, në takimin që ka pasur me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Projekti i ri PACEP është pjesë e Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran 2018-2021 dhe është hera e parë që mbështetja zvicerane shtrihet edhe për organin legjislativ më të lartë në vend.

Financimi do të bëhet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Ruçi vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen që Zvicra i jep Shqipërisë.

“Ky vit shënon 25-vjetorin e hapjes së Ambasadës zvicerane në Tiranë. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës janë të shkëlqyera. Zvicra është një partner besnik i Shqipërisë që nga viti 1992. Këto marrëdhënie mbështeten në miqësinë, respektin reciprok dhe bujarinë e dy popujve tanë”, ka thënë ai. E ambasadori Maître ka thënë se janë të interesuar që të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë me institucionin e Parlamentit.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply