Lajme nga Maqedonia

Jep dorëheqje Naim Vrenezi, zëdhënësi i Ministrisë së ekonomisë –

Ka dhënë dorëheqje zëdhënësi i Ministrisë së ekonomisë, Naim Vrenezi. Vendimin për dorëheqjen e tij, Vrenezi e ka berë të ditur në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Zëdhënësi i ministrisë së ekonomisë Naim Vrenezi ka njoftuar se nuk do të jetë më zëdhënës i kësaj ministre ku për tetë vite ka qëndruar në këtë pozitë. Këtë njoftim ai e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

“Të nderuar FB miq. Ju informoj se nga sot nuk jam më pjesë e Ministrisë së Ekonomisë. Pas një periudhe gati 8 vjeçare në detyrën e Zëdhënësit të Ministrisë dhe të udhëheqësit të Sektorit për koordinimin e aktiviteteve të ministrit, dhash dorëheqje nga detyra ime. Gjithë atyre që i kisha kontakte pune. Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, ka shkruar Vrenezi.

Vrenezi nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme në lidhje me arsyet që e kanë shtyrë për marrjen e këtij vendimi.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply