Barcelona përmbys Khimki në Moskë, Panathinaikos fiton derbin me Olympiacos

Barcelona përmbys Khimki në Moskë, Panathinaikos fiton derbin me Olympiacos

Fitorja e 4-t radhazi e Barcelonës në Euroleague, që mundi 87-80 Khimki Moskë, sukses që e projekton skuadrën “blaugrana” në zonën e play off. Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e Barçës duket se ka gjetur ritmin e duhur në Europë, duke mposhtur një rival të fortë jashtë fushe. Shved me 27 pikë bëri detyrën për rusët, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Barcelonën u dallua Heurtel me 18 pikë. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Zalgiris Kaunas, që mundi 72-60 Buducnost. Malazezët ende pa asnjë fitore në Euroleague, duke mbyllur renditjen, ndërsa për lituanezët u dallua Davies me 20 pikë.

Panathinaikos ka mundur 93-80 Olympiacos në derbin e Athinës, një përbnallje mes dy ekipesh “armike” në Greqi. Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për Olympiacos në të parën, që udhëhoqi 48-41, por në 20 minutat e dyta erdhi përmbysja e Panathinaikos, me 5 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Lekavicius 17 pikë, më i miri). Fitore me përmbysje korri edhe skuadra turke e Fenerbahce, që mundi 74-72 Victoria Gasteiz jashtë fushe. Spanjollët e udhëhoqën ndeshjen deri pak minuta nga fundi, moment kur miqtë përmbysën shifrat, falë 16 pikëve të Datome e 15 të Lauvergne.

Euroleague – Raundi i 6-të

Bayern Mynih – Darussafaka Stamboll, 116-70

Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, 66-87

Armani Milano – CSKA Moskë, 85-90

Gran Canaria – Anadolu Efes, 90-94

Khimki Moskë – Barcelona, 80-87

Buducnost – Zalgiris Kaunas, 60-72

Panathinaikos – Olympiacos, 93-80

Victoria Gasteiz – Fenerbahce, 72-74

Renditja e Euroleague pas raundit te 6-te



Source link