Sports

Bëj çmos për të fituar, kjo është filozofia ime e futbollit

Santiago Hernán Solari, trajner i Real Madridit, u shfaq para medieve, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Celta, në Vigo (ora 20:45).

Më e mira e ekipit: “Kjo vjen nga serioziteti, angazhimi, rregulli, uria, dëshira për të shënuar… Ne duhet të përpiqemi ta përsërisim gjithmonë vetveten në më të mirën”.

Tri ndeshje radhazi me fitore: “Ne duhet të vazhdojmë kështu, në këtë rrugë”.

Çfarë do të thotë fitorja në Vigo: “Tri pikët janë mjaft të rëndësishme. Eshtë një ndeshje shumë e vështirë kundër një rivali, që bën shumë gjëra të mira. Ne do të duhet të jemi të paktën aq seriozë dhe të fokusuar për të marrë maksimumin atje. Kjo është ajo që aspirojmë, si unë dhe lojtarët. Ky është një sport, ku ne të gjithë luajmë: jo vetëm lojtarët, por edhe trajnerët, përgatitësit fizikë… Gjithkush është i angazhuar për ta bërë këtë punë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Vinicius, Reguilón, Odriozola: “Në një garë të gjatë ka lëndime, pezullime, nivele të ndryshme të performancës. Situata e  Odriozolës dhe Reguilon ka qenë shumë e mirë. Ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë “Santiago Bernabeu”. Ata nuk e kanë vënë re peshën e fanellës, e kanë marrë mirë dhe ky është një gëzim për ne. Sa më shumë konkurrencë ka, aq më mirë për të gjithë”.

Bale, më shumë në të majtë se në të djathtë: “Atij i pëlqen të luajë kudo: në të majtë, lart, në qendër përpara, mesfushor, dhe majtas. Bale e zotëron fushën çdo herë që luan, ashtu si ndaj Viktoria Plzen”.

Isco: “Ne e dimë cilësinë që posedon dhe sa i veçantë është në pozitën e tij. Ne i njohim të gjithë lojtarët. Ai po stërvitet për ta rifituar maksimumin e formës. Është e vërtetë se ai doli nga një operacion delikat dhe nuk është e lehtë të kthehesh kaq shpejt në 100 për qind”.

Formacioni: “Gjithkush që është pjesë e një klubi futbolli e di se çfarë është ky sport: sa më shumë trajnim për të qenë në dispozicion të trajnerit. Një skuadër përbëhet nga 24 lojtarë dhe më pas në fushë zbresin 11 prej tyre. Roli i trajnerit është të bëjë përafrimet e më të mirëve dhe lojtarët e kanë këtë të qartë. Kjo gjë duhet të pranohet me profesionalizëm nga të gjithë”.

Dashamirësia e lojtarëve: “Ndiej angazhimin dhe seriozitetin e të gjithëve, në secilën prej ndeshjeve. Është e njëjta gjë që duhet të bëjnë edhe në ndeshjen e nesërme”.
Keylor: “Nëse unë kam folur ose jo me të, kjo mbetet në privatësinë tonë. E përsëris atë që kam thënë: ai është një njeri plot besim, po sillet në mënyrë të përkryer. Keylor është një njeri shumë i dashur në dhomat e zhveshjes. Kemi në dispozicion një grup prej 24 profesionistësh dhe ata e dinë shumë mirë se cila është puna e tyre”.

Ideja ime për futbollin: “Ideja ime është e njëjtë me atë të të gjithë trajnerëve: bëj çmos për të fituar. Futbolli iu përket lojtarëve dhe kjo është mënyra se si do të jetë gjithmonë”

.

 



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply