Çfarë ndodh kur ngordh një elefant?! (VIDEO)

Çfarë ndodh kur ngordh një elefant?! (VIDEO)

Ky elefant afrikan (në video) është në prag të vdekjes. Ka të ngjarë që ai të ketë humbur brirët e tij gjatë një lufte me një elefant mashkull.

Ajo që ndodh më pas, zbulon se sa i rëndësishëm është një elefant për ekosistemin ku jeton.

Videoja mbresëlënëse e përgatitur nga “National Geographic”, tregon se pas ngordhjes, mbërrijnë në vendngjarje elefantët e tjerë për të mbajtur zi për humbjen e të afërmit të tyre.

Procesi i zisë përfshin “montimin e trupit”, në të cilin ata ngjiten mbi trupin e tij të ngordhur.

Ata gjithashtu vajtojnë duke ecur prapa drejt trupit, shpesh duke e prekur me këmbën e pasme.

Ata eksplorojnë trupin me noçkën dhe këmbët e para. Ende nuk dihet saktësisht ky ritual, por këto veprime janë duke u studiuar nga shkencëtarët. Me kaq, mbaron “ceremonia familjare”. Ata largohen nga vendi i ngjarjes.

Më pas, mbërrijnë hienat brenda, duke filluar ta shqyejnë kufomën dhe duke e copëtuar. Kjo u jep mundësi atyre të ushqehen.

Hutat nuk kanë sqep aq të fortë se dhëmbët e hienave, ndaj vijnë pas tyre. Megjithëse trishtuese, këto vdekje janë vendimtare për ekosistemet.

Ky banket mund të jetë shpëtim për hutat, popullata e të cilave kanë rënë në të gjithë botën, pasi njerëzit kanë ndryshuar habitatin e tyre dhe i kanë helmuar.

Më pas vjen një leopard i hutuar, por vendos të hajë diçka tjetër.

Përveç ushqimit për këto specie, gjaku dhe lëngjet e tjera që bien në tokë, krijojnë pjellshmëri të saj, pasi mikrobet lëshojnë lëndë ushqyese.


Source link