Çka nënkupton “Namazi është më i mirë se gjumi?”

Çka nënkupton “Namazi është më i mirë se gjumi?”

Namazi është më i mirë se gjumi sepse gjumi është përgjigje ndaj epshit kurse namazi përgjigje ndaj thirrjes së Allahut.
Namazi është më i mirë se gjumi sepse gjumi është vdekje kurse namazi jetë.
Namazi është më i mirë se gjumi sepse gjumi është pushim për trupin kurse namazi pushim për shpirtin.
Namazi është më i mirë se gjumi sepse në gjumë janë pjesëmarrës besimtari dhe jobesimtari kurse në namaz vetëm besimtari.
Për shkak të tërë kësaj, myezini të thërret: “Namazi është më i mirë se gjumi.”

Namazi i sabahut dhe rruga për në Xhenet

Ky është përgëzimi i të sinqertit besnik, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kush e fal sabahun dhe ikindinë do të hyjë në Xhenet.” [Buhariu dhe Muslimi]

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk do të hyjë në zjarr ai që falet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.” [Muslimi]. Me këtë është për qëllim namazi i sabahut dhe ai i ikindisë.

Një përgëzim tjetër për ata që i përgjigjen thirrjes së myezinit: “Namazi është më i mirë se gjumi.”
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.” [Muslimi].

“Kush e fal jacinë me xhemat, është sikurse të ketë kaluar gjysmën e natës në namaz dhe kush e fal sabahun me xhemat është sikurse tërë natën ta ketë kaluar në namaz.” [Muslimi]


Source link