Sports

Është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga më të mirët e Anglisë

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka përgëzuar Ross Barkley për ringjalljen e karrierës së tij te “Blutë” dhe ka thënë se mesfushori është taktikisht para Ruben Loftus-Cheek.

Barkley, i cili do të përballet me ish ekipin e tij Everton në “Stamford Bridge” këtë të diel, pati një fillim të vështirë te londinezët pas transferimit të tij janarin e kaluar, por duket se ka gjetur formën e tij më të mirë nën drejtimin e Sarri-t.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Muajin e parë ai kishte vështirësi”, tha italiani. Më pas filloi të përmirësohej në stërvitje dhe në çdo ndeshje. Ai është një lojtar i kompletuar, ka cilësi fizike dhe është i shpejtë”.

“Teknikisht është shumë i mirë, është i mirë me të dyja këmbët, mendoj se ai është rrugës për t’u bërë një mesfushor shumë i rëndësishëm, jo vetëm në Angli”.

Barkley luajti përkrah Loftus-Cheek në fitoren 1-0 kundër Bate Borisov mbrëmjen e së enjtes në Europa League, por Sarri tha: “Ne luajtëm me Loftus dhe Barkley, dy mesfushorë sulmues. Nuk është e lehtë për mua dhe nuk besoj se është e lehtë edhe për ata. Barkley për momentin nga pikëpamja taktike është një hap para Loftus”.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply