Lajme nga Maqedonia

Ish kryeministri Gruevski nuk paraqitet në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot nuk u paraqitur as edhe në Komisionin për Çështje Kushtetuese, ku sot debatohet për propozim amendamentin e tretë në fazën e dytë të procesit për ndryshimet kushtetuese.

Ai deri sot në mëngjes nuk u paraqitë as në burgun e “Shuto Orizares” ku duhet ta shlyej dënimin me burg prej dy vjetësh për rastin “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e mercedesit luksoz prej afro 600.000 euro.

Më herët Gruevski ka kërkuar që të anulohet dënimi me burg, ndërsa shkak për këtë jozyrtarisht ka përmendur obligimet parlamentare në seancat për ndryshimet kushtetuese.

Këshilli Penal dje e konfirmoi vendimin e gjykatësit për mbajtjen e dënimit me burg.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply