Lajme nga Shqipëria

Kukësi, bashkia e katërt që mban larg të miturit nga burgu 

KUKËSI

Të miturit që kanë probleme të lehta me ligjin edhe në qytetin e Kukësit do të angazhohen në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale të Bashkisë, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së këtij qyteti.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga Zv.ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe zv.kryetari i Bashkisw Dylaman Nela, Kukësi bëhet qyteti i katërt pas Tiranës, Korçës e Durrësit që vendos të zbatojë në praktikë Kodin e Drejtësisë Penale për të Miturit, duke shmangur nga ndjekja penale të miturit në konflikt me ligjin.

Zv.ministri i Drejtësisë Toni Gogu gjatë fjalës së tij u shpreh se këta të mitur nuk kanë pse vuajnë për gjithë jetën një veprim të gabuar në njeë moment të caktuar, por ju ofrohet munësia  që të korrigjohen e përmirësojnë sjelljen, nëpërmjet zbatimit të masave alternative të shmangies nga ndjekja penale.

“Kodi Penal për të miturit ka ndërtuar një sistem të tërë, përmes dispozitave të së cilit fëmijët nuk kanë nevojë që të shkojnë pas hekurave të burgut për të vuajtur dënimin që ata kanë marrë, por në shoqëri së bashku, mundet që të restaurohen dhe mundet që të kthehen e të vazhdojnë jetën e tyre. Të rinjtë tanë duhet të vazhdojnë shkollën, duhet të vazhdojnë edhe të luajnë dhe të jenë pjestarë të denjë të familjeve të tyre, pavarësisht asaj që kanë bërë. Interesi i tyre më i lartë është edhe deviza e kësaj reforme”,- u shpreh Gogu.

Zgjedhja e Bashkisë së Kukësit, pas tre bashkive të mëdha tregon vëmendjen e Qeverisë, tha zoti Gogu dhe është një sinjal për të treguar se përballë kësaj beteje shoqërore për të ardhmen e brezit të ri, kuksianët por edhe shqiptarët s’kanë luksin të ndahen në të majtë e të djathtë.

“Jemi këtu për të treguar se reformat nuk kanë ngjyrë dhe krahë. Kjo është një betejë shoqërore dhe ne betejat shoqërore nuk e kemi luksin që të ndahemi në të majtë dhe të djathtë. Në refermimin shoqëror të vendit tonë ne duhet të jemi të gjithë sëbashku, sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, apeloi ai.

Kukësi u bë qyteti i katërt ku zbatohet kjo praktikë edhe pse Gjykata dhe prokuroria e Kukësit nuk kanë seksione të miturish. Bazuar në legjislacionin e ri që normon organizimin gjyqësor edhe në gjykata apo prokurori që nuk ka seksione, caktohen gjyqtarë dhe prokurorë të specializuar për të miturit. Për këtë arsye në takim zv.ministri Toni Gogu e vuri theksin në përfshirjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në trajnimet për drejtësinë për të miturit që organizon Shkolla e Magjistraturës.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply