Labi solidarizohet me qytetarët e Kosovës, thotë se nuk do të udhëtojë më jashtë shtetit deri në liberalizimin e vizave

Labi solidarizohet me qytetarët e Kosovës, thotë se nuk do të udhëtojë më jashtë shtetit deri në liberalizimin e vizave

Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri, jo pak herë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave me atë se çfarë shkruan në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke kënduar për fansat në një klub nate.

Në mbishkrimin e kësaj videoje, ai solidarizohet me të gjithë kosovarët, të cilët tash e sa vite nuk kanë të drejtë udhëtimi pa viza jashtë kufijve.

Dhe si rrjedhojë e kësaj, duke ditur peshën e vet si deputet në Kuvendin e Kosovës, Labi ka vendosur që të qëndrojë në Kosovë, dhe të mos dalë fare jashtë shtetit deri në liberalizmin e vizave.

“Sonte dhe vetem sonte sepse mbas 1 janarit rri me popullin tim në Kosovë deri diten që do të dale i pari shqiptarë me Liberalizim të vizave. Kjo sakrificë e imja, vjen si pasojë nëse Evropa nuk e trajton qytetarin tim sikur popujt tjerë. Kah po i shkruaj këto fjalë, mund të ndodh me vite mos dhenja e të drejtës se levizjes, ama unë do të MBYLLEM ME JU VLLEZËR E MOTRA. KOSOVA DHE JU, VLEN MË SHUMË SE SA VETJA IME DHE E TË GJITHËVE QË JEM NË PARLAMENT. I falenderoj krejt Gurbetqarët që na dhan gjithcka për atdhe dhe tash është radha që ne të bëjm për ta duke e lulezuar rininë dhe atdheun tonë”, ka shkruar këngëtari në Instagram.


Source link