Sports

Librazhdi me stadium të ri, 60 mijë euro investim nga FSHF për fushën e blertë

Në kuadër të investimeve për ndërtimin e terreneve sportive për zhvillimin e futbollit, Federata Shqiptare, ka kyer një tjetër investim të rëndësishëm për ndërtimin e fushës sportive të stadiumit të Librazhit.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Ashtu siç ishte premtuar më herët, fusha e stadiumit “Sopoti” është përfunduar tashmë, dhe skuadra e qytetit të vogël të Librazhdit, do të ketë mundësi të zhvillojë ndeshje në një terren të përshtatshëm.

Gjatë ditës së sotme është kryer dhe inaugurimi i kësaj fushe sportive. Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF-ja me anë të një njoftimi shpërndarë për mediat.

Një tjetër investim i Federatës Shqiptare te Futbollit në fushat e blerta! Sot është zhvilluar inaugurimi i fushës së futbollit të klubit Sopoti, një investim i FSHF, me një vlerë rreth 60 mijë euro. Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare për të siguruar infrastrukturën sportive adekuate.

Në këtë mënyrë, sigurohet një stadium i rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit.

Ky investim modern do të jetë në dispozicion të ekipit të Sopotit, ekipeve zinxhir si edhe kombëtareve rajonale për moshat e reja që FSHF organizon, një kontribut për të zhvilluar me tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj”-shkruan FSHF.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply