Kombetarja

Mërgim Mavraj konfirmon Panuccin, por të hënën do të…

Gjatë ditës së sotme, mediat greke kanë shkruar se mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, nuk do të jetë në ndeshjen e së hënës në dispozicion të Arisit për ndeshjen e radhës në kampionat.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Në fakt, duke iu referuar klubit grek, pjesë e të cilit është futbollisti shqiptar, mediat në Greqi raportonin se trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, nuk ka lejuar futbollistin të luajë të hënën me klubin dhe më pas të vihet nën urdhrat e tij.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga klubi grek, që ka akuzuar trajnerin e kombëtares dhe Federatën Shqiptare për pengesën që i kanë sjellë futbollistit. Mirëpo duket se “lufta” mes Panuccit dhe klubit të Arisit, ka nxjerr fitues trajnerin e Shqipërisë.

Mërgim Mavraj nuk do të luajë të hënën me skuadrën e tij, pasi do të vihet nën urdhrat e trajnerit të kombëtares. Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për Telesport, mbrojtësi dhe njëherazi kapiteni kuqezi, Mërgim Mavraj.

Kur të thërret kombëtarja jam gati përherë. Kombëtarja është krenaria jonë dhe e presim me mall grumbullimin. Është e vërtetë që trajneri nuk më lejon, është e drejta e tij. Sipas rregulloreve unë duhet të grumbullohem të hënën me kombëtren”-thotë Mavraj për Telesport.

Trajneri i ekipit kombëtar, Christian Panucci, është shumë strikt kur vjen puna te rregullat dhe disiplina. Një vit më parë, sulmuesi Sokol Cikalleshi, e pësoi rëndë duke mos u grumbulluar në kombëtare, vetëm sepse kërkoi pak orë më shumë në dispozicion, sa të firmoste kontratën e re me klubin.

Por kjo gjë nuk i pëlqeu trajnerit Panucci, i cili u shpreh se rregullat janë të njëjtat për të gjithë, dhe kontrata mund të firmosej nga menaxheri i lojtarit. E njëjta histori rrezikonte të përsëritej në kombëtare nëse kapiteni i kuqezinjve, do të vendoste të luante me Arisin të hënën.

 



Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply