Sports

Monaco t’i japë kohë, do t’ia dalë me sukses

Arsene Wenger beson se Thierry Henry mund të ketë sukses si trajner i Monaco, në qoftë se i jepet koha e duhur, pavarësisht nga një fillim i dobët i karrierës së tij menaxheriale. Ish-legjenda e Arsenalit dhe Francës u emërua si trajner i klubit të Principatës pasi punoi si asistent i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, kombëtare e cila përfundoi e treta në Kupën e Botës 2018.

Henry mori përsipër drejtimin e Monaco, kur kjo e fundit ishte e zhytur thellë në krizë, me dhjetë ndeshje në të gjitha garat pa fitore, çka i kushtoi vendin e punës paraardhësit të tij, Leonardo Jardim. Por Henry nuk ka qenë në gjendje të bëjë asnjë lloj kthese, me trajnerin e ri pa fitore në pesë ndeshjet e tij të para në klub.

Gjërat nuk premtojnë për ndonjë ndryshim të situatës edhe kësaj fundjave, kur Tierry Henry do të luajë kundër kampionit të Ligue 1, PSG, të dielën, që ka një ecuri perfekte në kampionat, këtë sezon.

Por, pavarësisht nga fillimi i dobët te Monaco, ish-trajneri i Henry tek Arsenali, Wenger, beson se ish-sulmuesi i ka të gjitha kredencialet e duhura për të pasur sukses, nëse i jepet kohë. “Ai e kupton më së miri futbollin, ka njohuritë e duhura, – tha Wenger për “beIN SPORTS”.

– Por, ka gjithmonë dy aspekte, kur e filloni si trajner i ri. Ndikimi i parë është psikologjik dhe pastaj mund të punoni. Pra, në këtë moment, fati i keq për të është se ndikimi i parë nuk ka funksionuar, kështu që atij do të duhet t’i jepet kohë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai do ta ndryshojë situatën për mirë, në qoftë se i japin kohën e duhur”.

Monaco është zhytur në vendin e 19-të të renditjes së Ligue 1, me fitoren e vetme të arritur në gusht, kundër Nantes. Klubi është gjithashtu në fund të Grupit A të Ligës së Kampionëve dhe tashmë i eliminuar.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply