Sports

Napoli mposht Genoa-n dhe shiun për të marrë 3 pikët

Napoli ka mposhtur Genoa-n me rezultatin 2-1 në një fushë tepër të rënduar duke marrë tre pikë tepër të rëndësishme që e dërgojnë në vend të dytë, tre pikë larg Juve-s. Në minutat e para ndeshja është e hapur dhe të dy skuadrat mundohen të godasin herët. Insigne mund të kishte kaluar të tijtë në avantazh por fati nuk ishte me të teksa shtylla e majtë i mohon golin. Pak minuta më pas, në të 20’ erdhi goli i avantazhit për vendasit.

Ishte Cristian Kouame ai që u ngrit mbi të tjerët pas një krosi i Romulo nga e djathta duke zhbllokuar rezultatin. Një gol që kapi në befasi miqtë, të cilët po luanin më mirë deri në atë moment megjithëse kushtet e fushës sa vinin e përkeqësoheshin për shkak të reshjeve të dendura. Napoli u mundua të ishte më agresiv pas pushimit dhe Mertens mund të kishte barazuar rezultatin po të mos ishte për një prej mbrojtësve të Genoa-s që ndërhyri në sekondën e fundit.

Në minutën e 6o’ arbitri ndërpret ndeshjen për shkak të reshjeve duke urdhëruar lojtarët të riktheheshin në dhomat e zhveshjes. Gjithsesi, sfida vijon pas pesë minutave në një fushë tepër të rënduar. Por Napoli arrin të barazojë në të 62’ falë goditjes potente të Fabian Ruiz me të majtën. Skuadrat mundohen të luajnë në këto kushte të vështira dhe është Napoli që insiston më tepër për të gjetur golin e avantazhit, dhe e gjen në minutën e 87’ me autogolin e Biraschi. Tre pikë të merituara për Napolin.



Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply