Ndërhyrja e RENEA-s në Bularat e duhur

Ndërhyrja e RENEA-s në Bularat e duhur

Vrasja e minoritarit grek Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA, pas një dyluftimi me këta të fundit , ka ndarë opinionin publik shqiptar.

Të shtënat kundër policisë, sipas shqiptarëve është një krim që duhet dënuar rëndë, dhe këtë e kanë reflektuar edhe në përgjigjet e tyre në sondazhin e bërë nga BalkanWeb

Në 6881 votues, 88.17% e tyre, ose përkthyer në shifra plot 6067 e kanë gjykuar si të drejtë ndërhyrjen e RENEA-s.

398 votues (5.78%) mendojnë se kjo ishte një lëvizje e nxituar, ndërsa më të paktë janë ata që mendojnë se forcat speciale janë gabuar me vrasjen e minoritarit grek.

Pas mbylljes së këtij sondazhi, mund të jepni opinionin tuaj për një tjetër pyetje në faqen e BalkanWeb.

Përplasja Rama-Meta për Lleshin, a është kushtetuese apo politike?

Sondazhi

(e.f/BalkanWeb)


Source link