Një hadith madhështor, të cilin po e sjellim po të plotë sipas kërkesës së ca vëllezërve!

Hoxhë Shuajb Rexha

Profeti ynë i dashur ka thënë:
“Njeriu më i dashur tek Allahu i Madhëruar është ai që është më i dobishmi për njerëzit. Vepra më e dashur tek Allahu i Madhëruar është gëzimi i një muslimani (ta gëzosh atë), apo largimi i një halli të tij, apo larja e një borxhi të tij, apo shuarja e urisë së tij.

Është më e dashur tek unë ecja me një vëlla kur ai ka nevojë sesa të bëj itikaf (qëndrimi në xhami pa dalë nga ajo me qëllimin e adhurimit) në këtë xhami (ka për qëllim xhaminë e vet, pra xhamia e të Dërguarit të Allahut paqja e Tij qoftë mbi të në Medine) për një periudhë një mujore.

Ai i cili ndal inatin e tij, Allahu ka për t’i mbuluar atij të metën e tij.

Ai i cili përmban zemërimin e tij – e nëse do që të përmbahet ka për tu përmbajtur- ka për t’ia mbushur Allahu zemrën e tij me shpresë Ditën e Gjykimit.

Ai i cili ec me vëllanë e tij kur ka nevojë derisa ta kryejë atë, Allahu ka për t’ia forcuar këmbët e tija ditën kur tronditen këmbët (e ka fjalën për Ditën e Gjykimit).

Me të vërtetë që morali i keq e prish punën ashtu sikurse e prish uthulla mjaltin.”

{Hadithin e ka saktësuar shejh Albani në “Es-Sahiha” nr.906}

Source link