Feja

Një ilaç shumë i thjeshtë për të gjitha problemet e jetës

Kur ju sulmon fëmija juaj, dhe kur e lëshoni zërin tuaj të ngritur përtej dhimbjes reale e cila ua tejmbush zemrën – mendoni se si janë ndjerë Ademi (a.s.) dhe Hava kur e kanë kuptuar se njëri djalë i tyre e ka mbytur tjetrin.

Ose si ka reaguar Jakubi (a.s.) kur fëmijët e tjerë të tij e kishin lënë djalin e tij të bekuar, vëllain e tyre Jusufin, në pus.

Ose lotët në zemrën e Nuhut (a.s.) kur valët e mbuluan djalin e tij derisa krejt këtë e shikonte i pafuqishëm për ta shpëtuar për shkak të refuzimit të fëmijës së tij.

Kur të keni probleme me prindërit tuaj, kujtone Ibrahimin (a.s.) dhe babain e tij. Kur të përmalloheni për ta dhe ju mungojnë prindërit (rahmetli) tuaj, mendoni për Muhamedin (savs), sesi qante mbi varrin e nënës së tij.

Kur të jeni shqetësuar në lidhje me atë se çka mund të mendojnë të tjerët për ju apo për dikënd që e doni, merrni parasysh Merjemen, e cila iu afrua popullit të saj të çuditur me fëmijën, duke besuar se Allahu është Ai që do ta mbështesë.

Kur të luftoni për jetën si nënë vetushqyese apo baba vetushqyes, mendoni për nënën e Isait.

Kur të qani për personin që keni menduar se do t’ju mbështesë, merrni parasysh se si është ndierë Luti (a.s.) për shkak të veprimit të gruas së tij.

Kur një person i cili keni dashur të ju dojë, të jetë i dashuruar në ju, dhe ndërton jetën me ju, por kurrë nuk mund të jetë ashtu siç e keni menduar, dhe në vend të kësaj ai ju dëmton dhe abuzon, atëherë kujtoni Asijen, gruan e tiranit Faraon, e cila thirri: “O Zoti im, ndërtoma mua një banesë te Ti në xhenet, dhe më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij, dhe më shpëto nga populli zullumqar!” (et-Tahrim, 11)

Secili prej herojve, Allahu i mëshiroftë, është dashur të besojë se Allahu do të jetë me të në betejat në këtë jetë e edhe në jetën tjetër.

Ashtu sikur që Musai (a.s.), kur populli i tij fliste për braktisjen, tha: “Kurrsesi! Me të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai – ma tregon rrugën mua.” (esh-Shuara, 62) Dhe Allahu ia tregoi rrugën. Mu ashtu siç i premtoi atij dhe vëllait të tij: (Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Unë me të vërtetë, jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” (Taha, 46)

Ai do të jetë me ne. Mbi të gjitha raportet, sprovat, dhimbjet, shqetësimet, dëshirat dhe zemrat e thyera, mbi gjithçka që kemi: “Ajo që është te ju – është e përkohshme, e ajo që është te Allahu – është e përhershme.” (en-Nahl, 96) Ai nuk ka shkuar askund.

Nëse ju doni që Ai të kthehet në jetën tuaj, që t’ju ndihmojë për të dalë nga telashet në të cilat gjendeni dhe të ju shërojë, atëherë duhet ta dini se Ai është i gatshëm për ju, ashtu siç ka qenë atje për ta, madje edhe atëherë kur ata nuk kanë qenë aty ku është dashur të jenë. Gjeni paqen tuaj në Paqe. Kthehuni tek Ai.
/Merjem Amirebrahimi; IslamBosna.ba/

Përshtati: Miftar Ajdini


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply