“Nuk ka asnjë shans”; Kamza mbyll dyert e stadiumit për Kukësin

“Nuk ka asnjë shans”; Kamza mbyll dyert e stadiumit për Kukësin

Kukësi-Teuta është caktuar për t’u luajtur të hënën nga FSHF-ja. Në kalendarin përkatës të këtij “stacioni” të Superiores, ky ballafaqim nuk ka stadium, si vendi ku do të zhvillohet, në njoftimin përkatës të Sektorit të Garave. Kukësi, nga ana e vet, ka menduar ta shtyjë sfidën një ditë pas të tjerave, me qëllimin për të luajtur në Kamëz, sikurse bëri ndaj Flamurtarit.

Por, afër mesnatës së të premtes, ka ardhur edhe ultimatumi i prerë nga klubi kamzali, që tregon se beteja mes Xhelal Mziut dhe Safet Gjicit nuk ka përfunduar. Ajo u zhvillua e ashpër për kryebashkiak të Kamzës para rreth 3 viteve e gjysmë dhe ka lënë pasoja në raportin e mëpastajme mes tyre.

Nëse Naim Qarri kishte rënë dakord që verilindorët t’i luanin aty ndeshjet si pritës, ngjarjet kanë evoluar nën rrogoz. Mësohet se kryebashkiaku ka dhënë urdhër të prerë për të kundërtën. Dhe vendimi i Mziut hedh poshtë atë të Qarrit, sepse stadiumi është pronë e bashkisë. Kësisoji, Kukësi duhet të mendojë për një zgjidhje tjetër, sepse në Kamëz, ku mund të ndihej si në shtëpi, ngaqë në atë zonë jetojnë e banojnë shumë kuksianë, i ka dyert e mbyllura tashmë.

Ja njoftimi që bën klubi i Kamzës për Gjicin dhe të tijtë: “Lidhur me faktin se skuadra e Kukësit kërkon t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin tonë, presidenti Naim Qarri deklaron: Nuk ka asnjë shans që Kukësi t’i luajë ndeshjet në fushën tonë. Iu bëjmë thirrje drejtuesve kuksianë të gjejnë një tjetër stadium për të zhvilluar ndeshjet e tyre”.



Source link