Lajme nga Shqipëria

Padi për shpifje Vokshit, nuk skuqet e s’zverdhet

DURRES

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako deklaroi sot se do të ngrejë padi për shpifje ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi.

Kjo e fundit doli në një deklaratë për mediat sot ku akuzonte në emër të PD-së Dakon për lidhjet e tij me bandat. Sipas Dakos, Vokshi gënjen.

“Me shumë kënaqësi do të ngre padinë për shpifje edhe për zonjën Vokshi, të cilën kam pasur rastin ta ndjek nga afër në fushatat e saj të ulëta si deputete e Durrësit jo shumë kohë më parë! Një zonjë e papërmbajtur në fjalor, në gënjeshtra dhe në injorancën e saj ekstremiste. Një politikane që e bën të bardhën të zezë dhe anasjelltas dhe që as nuk skuqet as nuk zverdhet, kur gënjen elektoratin. Aq gënjeshtare është kjo politikane sa që akoma sot nuk mbarojnë barcaletat për të në katundet ku kujtoi se gjeti budallenj për t’ju marrë votën! Mori atë që meritonte dhe sot vazhdon po njësoj, tamam njeriu që krijoi Saliu. Në gjykatë e panderuara zonja Vokshi, aty silli provat e fajësisë time ose pastaj dihet, lekët për Fondin e Edukimit!”, shkruan Dako në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply