Perimet e gjelbërta | Mjeksia Islame

Perimet e gjelbërta | Mjeksia Islame

Perimet e gjelbërta



Perimet janë të pasura ma shumë vitamina e minerale të rëndësishme dhe prandaj preferohen në pothuajse secilën diete. Disa nga to kanë efekt të veçantë në organizmin e njeriut.
Sallata e gjelbër është e shkëlqyeshme nëse doni që të qetësoheni para rënies në gjumë. Por, duhet ditur se kjo sallatë dobëson edhe epshet seksuale.
Ky veprim qetësues i sallatës së gjelbër vjen si shkak i ndikimit të substancës laktium, e cila ka veprim si sedativ.
Përpos ndikimit qetësues, sallata e gjelbër është edhe mbrojtëse e mirë e mushkërive, sidomos kur bëhet fjalë për duhanxhinjtë.
Kjo sallatë është e dobishme edhe për humbjen e kileve të tepërta. Ajo përmban kalium, fosfor, kalcium dhe magnez, si dhe vitaminat C, karotinën (provitaminën A), vitaminën E, vitaminat B1, B2, B6 dhe niacinën.
Spinaqi është burim i mrekullueshëm i vitaminës C dhe beta karotinës, të cilat e mbrojnë organizmin nga pika në tru dhe zemër.
Po ashtu, studimet e fundit kanë treguar se kjo perime është shumë e dobishme edhe për ruajtjen e të parit, për çka meritën e ka substanca e quajtur luteinë, e cila lirohet vetëm me zierjen e spinaqit.
Spinaqi nuk preferohet për ata që kanë probleme me veshka, që vuajnë nga sëmundja giht, si dhe që kanë probleme me fshikën e urinës.
Hithrat përmbajnë një sasi të konsiderueshme të klorofilit, kripërave minerale dhe vitaminave.
Përmbajnë edhe shumë flavonoide, si dhe substanca të tjera që janë të dobishme për organizmin tonë.
Për shkak të sasive të mëdha të hekurit që përmbajnë, hithrat janë ideale për mjekimin e anemisë, por të dobishme edhe kundër reumës, e përmirësojnë urinimin dhe rezultojnë produktive në rastin e nënave që ushqejnë fëmijët me gji.
Hithrat nuk duhet të hahen pa zier sepse mund t’i dëmtojnë veshkat.



Source link